Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Dybala me parametër zero: së shpejti takimi mes Inter e menaxherit të argjentinasit

Lapsi.al 21 March 2022
Dybala me parametër zero: së shpejti takimi mes Inter e menaxherit

Më 30 qershor Paulo Dybala dhe Juventus do të ndahen zyrtarisht: asnjë rinovim, e përfundimi i kontratës. Pas shtatë vjetësh, rrugët ndahen. Por cilën fanellë do të veshë numri 10 aktual i Juventusit? Joya, sipas rregullores, ka qenë tashmë i lirë të kontaktojë me skuadra të tjera prej dy muajsh dhe sigurisht që nuk kanë munguar kontaktet: Interi në Itali, Atletico dhe Barcelona në Spanjë, disa sondazhe nga Anglia, destinacioni ky i fundit që nuk preferohet - sipas asaj që mësohet - nga lojtari. E menjëherë sapo u mësua për mungesën e rinovimit mes menaxherit Jorge Antun dhe drejtuesve të Juventusit, nga Argjentina mbërriti lajmi për një takim tashmë të planifikuar për ditët e ardhshme me Interin.

Siç raporton Cesar Luis Merlo, gazetari i TYC Sports, i cili prej muajsh ndjek historinë e dështimit të marrëveshjes me Juventusin, tashmë në ditët në vijim do të ketë një takim mes Antun dhe Beppe Marotta, një admirues i madh i argjentinasit, njeriu që në vitin 2015 e bleu nga Palermo për ta çuar në Torino. Në planet e drejtuesve zikaltër ka vend për një kontratë të rëndë si ajo e Dybalas, përballë lamtumirës së Vidal dhe/ose Sanchez. Me pak fjalë, Joya do të trashëgonte një pagë prej më shumë se 7.5 milionë plus bonuse, një shifër jo shumë më e lartë se ajo që Juve tha se ishte gati ta paguante. Diferenca, në qëllimet e Marottas, megjithatë, do të ishte centralizimi absolut i lojtarit në projektin e ekipit: një Inter me pak fjalë, i ndërtuar mbi Dybalan që me Correan dhe Lautaron do të përbënte një sulm krejtësisht argjentinas.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI