Flash

Video/ Shembet tribuna e stadiumit gjatë ndeshjes: më shumë se 200 të plagosur në Indi

Lapsi.al 21 March 2022
Video/ Shembet tribuna e stadiumit gjatë ndeshjes: më shumë se
Pamje të pabesueshme vijnë nga India, ku gjatë një ndeshje futbolli të luajtur në qytetin e Malappuram një tribunë e tërë provizore, plot me njerëz, u shemb. Qindra tifozë u plagosën, numri aktual i të cilëve ende nuk dihet. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ANI, e cila ka publikuar edhe imazhet mbresëlënëse që u bënë shpejt virale në internet. Sipas njoftimeve nga agjencia, nuk dihet numri i saktë i spektatorëve që u lënduan pas shembjes së tribunës provizore, por pamjet tregojnë se praktikisht të gjithë të pranishmit në atë pjesë të stadiumit janë përfshirë në përplasje. Disa persona, që kishin arritur të shpëtonin veten nga kolapsi, duhej të përballeshin me një problem tjetër të lidhur ngushtë: një pjesë e sistemit të ndriçimit ra mbi disa tifozë që po përpiqeshin të shpëtonin. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet që çuan në shembjen e strukturës, megjithëse duket lehtësisht e imagjinueshme që tribuna të jetë shembur nën peshën e tepërt të të pranishmëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI