Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Salah, objektivi i Juventus: operacioni është i vështirë, por e favorizon Dekreti i Rritjes

Lapsi.al 22 March 2022
Salah, objektivi i Juventus: operacioni është i vështirë,

Juve po ndryshon lëkurën, për të rifilluar edhe njëherë ndjekjen e objektivave të mëdha, kampionatin e Champions. Merkato e transferimeve të janarit të kaluar ishte fillimi i një strategjia që duhet të vazhdojë verën e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit në rreshtin e parë për lojtarët e rëndësishëm. Pasi është zgjedhur linja e rinovimit, me një sy te llogaritë dhe me mendje të hapur ndaj çdo investimi funksional, bardhezinjtë shkojnë tani drejt emrave të klasit të parë. Jashtë Dybala (zgjedhje e parevokueshme), njerëzit e merkatos së Zonjës kanë kërkuar informacion për Mohamed Salah.

Situata e sulmuesit egjiptian të Liverpool është për t'u kataloguar ndër më komplekset për t'u thelluar, por fakti që klubi ka vendosur të shkojë deri në një sondazh është mjaft domethënës për të dëshmuar se shoqëria dëshiron t'u japë vazhdimësi ambicieve në merkato, pa vendosur shumë kufij. Mohamed Salah ka një kontratë që skadon në 2023, ai dëshiron të ndryshojë ajrin, por edhe të përmirësojë pagën e tij aktuale që është rreth 12 milionë neto në sezon. Juventus, në anën tjetër, nuk ia mohon vetes mundësinë e sjelljes së një lojtari të ri të nivelit të lartë në Torino, në kohën kur lehtësimi vjen nga Dekreti i Rritjes dhe i lejon bardhezinjtë të përfitojnë nga një normë më e ulët tatimore (25%) dhe për këtë arsye mund të jenë pak më konkurrues në propozimin bruto. Vlen për Salah, ashtu si për të tjerët: kjo është arsyeja pse Zonja po punon në pista të ndryshme nga jashtë, nga Rudiger, te Jorginho, deri te Pogba.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI