Flash

Haaland e Messi bashkë te Barcellona: këshilltari i Laportës i bën tifozët të ëndërrojnë

Lapsi.al 22 March 2022
Haaland e Messi bashkë te Barcellona: këshilltari i Laportës i

Erling Haaland dhe Lionel Messi mund të veshin fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Kjo nuk është një thashethem merkato, por një mundësi reale. Konfirmimi vjen nga fjalët e Enric Masip, këshilltari blaugrana i presidentit të klubit katalanas Joan Laporta.

Këshilltari, siç raporton Marca, ka folur për Cadena Cope, pa e fshehur ëndrrën e merkatos: "Blerja e Haaland dhe rikthimi i Messit? Asgjë nuk është e pamundur". Një përgjigje me efekt që vetë Masip e argumentoi, më pas, më mirë: "Blerja e Haaland është e vështirë, por jo e pamundur. Ka shumë variabla për tu sistemuar, por më e rëndësishmja është një: para se të blejë, klubin duhet të bëjë disa shitje. Rikthimi i Messit? Ashtu si thashë për Haaland, asgjë nuk është e pamundur, por mund të them që për momentin nuk ka pasur kontakte mes palëve”.

Me pak fjalë, pasi u kthyen të fitunin një El Clasico në La Liga, katalanasit ëndërrojnë gjithashtu të kthehen në majën e merkatos së transferimeve për të konkurruar me më të mirët e Europës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI