Flash

"Krokodili" edhe 4 vite të tjerë me Interin: Inzaghi blindon mesfushën e tij

Lapsi.al 23 March 2022
"Krokodili" edhe 4 vite të tjerë me Interin: Inzaghi blindon

Tani është zyrtare: Marcelo Brozovic ka rinovuar me Interin deri në vitin 2026. Një marrëveshje e gjetur dhe ratifikuar disa javë më parë, por e komunikuar zyrtarisht vetëm sot nga klubi zikaltër: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, Marcelo Brozovic: mesfushori i lindur në vitin 1992 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026”. Paga e Brozovic do të jetë gjashtë milionë në vit plus bonuse. Pas rinovimeve të kroatit, Bastonit, Lautaros dhe Barellas (pa harruar atë të Dimarcos), lojtari tjetër i madh që zikaltrit synojnë të mbyllin tani është Skriniar, aktualisht i lidhur me klubin deri në vitin 2023 dhe - sipas fjalëve të tij - i etur për të nënshkruar së shpejti një rinovim.

Një rinovim i rëndësishëm për lojtarin kyç të mesfushës së zikaltërve, atë që mori etiketimin 'krokodili' pas shtrirjes në barrierë për të penguar një goditje dënimi, duke treguar dashurinë për ngjyrat e klubit. Brozo është lojtari kyç në tabelën taktike të shahut të Simone Inzaghit e kjo është një marrëveshje që vërteton gjithashtu dëshirën e klubit për të planifikuar një të ardhme shumë konkurruese. Të njëjtën gjë reflekton edhe kroati, i cili përballë kërkesave të shumta, donte të lidhej - pothuajse përgjithmonë - me Interin. Tani për Marottan dhe Ausilion kontratat e përfunduara të Perisic dhe Handanovic mbeten në tavolinë. Me të dy, shoqëria ka treguar gatishmërinë për të zgjatur marrëdhënien, por për momentin bisedimet janë vënë në pauzë, për t'u fokusuar ekskluzivisht në fushë në këtë finale intensive të sezonit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI