Flash

Video/ Reja humb Abrashin para ndeshjes me Spanjën: italiani ndryshon strategjinë stërvitore

Lapsi.al 23 March 2022
Video/ Reja humb Abrashin para ndeshjes me Spanjën: italiani ndryshon

Dita e tretë e përgatitjeve në grumbullimin e Barcelonës është shoqëruar me një lajm jo të mirë për kombëtaren shqiptare: Edoardo Reja humbet një lojtar të rëndësishëm ende pa zbritur në fushë. Shpresat për të patur në dispozicion Amir Abrashin për dy ndeshjet miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë kanë marrë fund, pasi është konfirmuar dëmtimi muskular i lojtarit. Abrashi ishte i vetmi që nuk kishte mbërritur ende në qendrën e grumbullimit të kuqezinjve në Spanjë, përpara ndeshjes me Furitë e kuqe dhe FSHF e kishte bërë të qartë se lojtari ishte në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore. Për fat të keq, kontrollet kanë evidentuar një dëmtim muskular, të njoftuar tashmë nga klubi zviceran i Grasshoppers. Sipas asaj që mësohet, 31 vjecari pritet të mungojë rreth dy javë, gjë që e përjashton absolutisht vënien në dispozicion të Shqipërisë për miqësoret e këtij muaji.

Si zakonisht ekipi dhe stafi kuqezi kanë mbërritur në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për të zhvilluar seancën e ditës në kushte atmosferike mjaft të mira. Grupi është fokusuar një pjesë të mirë të kohës në ngarkesat fizike e më pas ka punuar me pjesën taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli mes dy grupeve ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët.

Grupi kuqezi, ndërkohë, do të vazhdojë me të njëjtin program stërvitor edhe ditën e enjte, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “RCDE” në Barcelonë.

https://youtu.be/frEuez7EOGk

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI