Flash

Kthehet në fushë 44 vjeç, 12 vjet pas tërheqjes nga futbolli: Denilson firmos me "ekipin më të keq në botë"

Lapsi.al 23 March 2022
Kthehet në fushë 44 vjeç, 12 vjet pas tërheqjes nga
Nuk është kurrë vonë për t'u kthyer në fushat e futbollit. Ose të paktën nuk është për Denílson de Oliveira Araújo, i njohur nga të gjithë thjesht si Denílson, i cili në moshën 44-vjeçare, dymbëdhjetë vjet pasi u tërhoq nga futbolli, ka vendosur të rifillojë të luajë. Do ta bëjë me fanellën e Ibis Sport Club, një klub futbolli brazilian me qendër në qytetin Paulista, në shtetin e Pernambuco. Ishte një kohë, ishte vera e vitit 2001, kur Betis Sevilla pagoi shumën e konsiderueshme prej 31.5 milionë euro për të blerë të talentuarin Denilson nga San Paolo. Në atë kohë ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Kanë kaluar 21 vite nga ajo lëvizje e bujshme dhe pas një karriere me më shumë ulje se sa ngritje, braziliani ka vendosur të rikthehet për të luajtur. Fakti është se ai tani është 44 vjeç dhe i kishte varur këpucët në gozhdë 12 vite më parë ... Pas një karriere që e çoi në Spanjë, Francë, Arabinë Saudite, SHBA, Vietnam dhe Greqi, 'dribluesi' 44-vjeçar do të veshë fanellën e Ibis, një klub që luan në ligat e ulëta braziliane dhe që njihet si "skuadra më e keqe në botë". Ishte vetë Denilson që zyrtarizoi marrëveshjen: “Tani mund të flas! ËSHTË ZYRTARE! Oferta erdhi dhe unë reflektova me familjen time... Nga sot mbaj veshur fanellën e Ibis”. Menjëherë pas kësaj mbërriti edhe konfirmimi nga klubi brazilian: “Me Ibis, asgjë nuk është e pamundur. Vitin e kaluar u ngjitëm në divizionin e parë... E këtë vit... E PAMUNDURA NDODHI SËRISH!”, shkruan Ibis duke iu referuar marrëveshjes së gjetur me Denilson. Kështu, kthimi i Denilson është zyrtar. Mbetet vetëm për t'u parë nëse në moshën 44-vjeçare braziliani do të jetë ende i aftë të paktën për një pjesë të atyre driblimeve të mahnitshme që e bënë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë në fillim të viteve 2000.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI