Flash

Video/ "I thashë Moratës të më ruajë fanellën": Vrioni gati për Spanjën, me mendjen te Juventusi

Lapsi.al 23 March 2022
Video/ "I thashë Moratës të më ruajë

Dhjetë gola me Tirolin në Austri janë një kartvizitë e bukur që e ka rikthyer edhe njëherë Giacomo Vrionin në radhët e kombëtares. Sulmuesi këtë herë shpreson të mos ndahet më nga fanella kuqezi: “Objektivi i të gjithë lojtarëve është të bëhen pjesë e kombëtares. Siç thashë edhe më përpara, do bëj maksimumin çdo ditë te klubi im që të marr sërish ftesë tjetër - tha ai duke shtuar -. Ëndrra ime, të gjej golin e parë me kombëtaren. Shpresoj t’ia arrij, është ëndrra ime dhe mund të bëj të lumtur gjithë familjen time”.

E ardhmja është e paqartë për Vrionin që në fund të sezonit duhet të kthehet përsëri te Juventus. Dëshira e tij është të qendrojë bardhezi, por nëse jo, atëherë Serie A do të ishte e preferuar: “Nuk e di çfarë do të bëj, janë edhe dy muaj që të mbyllet sezoni. Është një periudhë e gjatë. Të shohim, nuk e di. Shpresoj të mbaroj sezonin duke shënuar më shumë gola dhe duke i dhënë një ndihmë ekipit të Tirolit ku jam tani. Mbaj kontakte te Juventusi me disa lojtarë, kam disa shokë aty. Sidomos me Moratan, me të cilin do të luajmë të shtunën. Nuk jemi ngacmuar, jemi profesionistë dhe kjo është puna jonë. I kam thënë vetëm të më ruajë fanellën, pasi është një djalë shumë i mirë dhe më ka ndihmuar shumë te Juventusi. Për mua është një nga sulmuesit më të fortë në botë”.

https://youtu.be/dWmRo1fpyEc

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI