Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Revolucion në Rai Sport: drejtoresha e parë në histori, hiqet Paola Ferrari nga 'post match': “Mjaft kofshë në tv!”

Lapsi.al 23 March 2022
Revolucion në Rai Sport: drejtoresha e parë në histori, hiqet

Itali-Maqedoni nesër mbrëma do të jetë vendimtare për kombëtaren e Mancinit që do të përballet në playoff-in e parë për kualifikimin në kampionatin botëror në Katar. Një ndeshje e rëndësishme në Rai Sport që ndryshon imazhin falë linjës editoriale të Alessandra De Stefanos, drejtoreshës së parë femër në historinë e kanalit televiziv shtetëror.

Në studio, Alessandro Antinelli dhe Lele Adani mbeten si telekronistë, por në transmetim direkt nga fusha e stadiumit Barbera. “Mjaft lidhje me studiot që u japin linjën studiove të tjera: vetëm tribunë dhe fusha - shpjegoi De Stefano për Corriere della Sera -. Konfirmohen dy zërat e komenteve, por ajo teknike nuk duhet të dominojë kurrë atë gazetareske. Më shumë pauza: do të doja që penalltitë, për shembull, të dëgjoheshin si në një rrugë të shkretë. Heshtje, ulërima, heshtje, pastaj gëzim ose lot”. I ridimensionuar edhe Lele Adani, i prirur të fliste shumë gjatë komentit të tij. Një tjetër hyrje e re është Tiziana Alla, gjithashtu në këtë rast e para femër në anë të fushës në Rai Sport.

Në skuadër është konfirmuar edhe dyshja e komentatorëve Alberto Rimedio dhe Antonio Di Gennaro, por ajo që nuk do të jetë më, të paktën jo pas ndeshjes, është Paola Ferrari, e cila megjithatë do të ketë një transmetim të saj të dielën, siç sqaron drejtoresha e Rai Sport: “Për mua i vetmi zhanër që ka rëndësi është aftësia. Sporti është maskilist, këtë e dimë. Mënyra e parë për ta ndryshuar është ndryshimi i regjisë: cfarë kuptimi ka që gjithmonë t'i inkuadroni gratë nga poshtë për të treguar kofshët, kaviljet dhe këpucët? Le të heqim maskën dekorative të feminitetit, atë konstatimin e trishtë "është e bukur dhe gjithashtu e aftë". Për veshjen, secili ka stilin e vet: por disa dekolte do t'i vishja vetëm buzë detit”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI