Flash

Juventus akuzohet për bilance false: Guardia di Finanza kërkon për firma private me futbollistët

Lapsi.al 23 March 2022
Juventus akuzohet për bilance false: Guardia di Finanza kërkon

Guardia di Finanza (GdF) e Torinos ka kryer kontrolle të reja në hetimin e prokurorisë së qytetit piemontez, me akuzën e bilanceve false për Juventusin. Sipas asaj që raporton La Stampa, ndërhyrja e GdF kishte të bënte me studio të rëndësishme ligjore në Milano, Romë dhe Torino ku ishin depozituar akte private mes shoqërisë dhe lojtarëve, në lidhje me pagat e këtyre të fundit në dy vitet e pandemisë.

Këto dokumente nuk janë gjetur në kontrollet e mëparshme në selinë e Juventusit dhe sipas akuzës, këto dokumente private kishin të bënin me katër muajt për të cilët klubi i Juventusit dhe lojtarët kishin gjetur marrëveshje për t'u përballur me emergjencën Covid, duke shtyrë pagesën.

Gjithnjë sipas prokurorisë, e gjithë kjo ka ndodhur duke lënë mënjanë shënimin specifik në pasqyrat financiare në pozicionin debitor. Sipas raportimeve fillestare, ky është një front i ri hetimesh krahasuar me atë që muajt e fundit kishte çuar në listimin, në regjistrin e të hetuarve, të drejtuesve të lartë të klubit bardhezi për çështje që lidhen me fitimet kapitale nga shit-blerja e lojtarëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI