Flash

Propozim makabër nga Argjentina: zemra e Maradonës në Botëror

Lapsi.al 24 March 2022
Propozim makabër nga Argjentina: zemra e Maradonës në

Nga 'dora e Zotit' deri te zemra e tij, hapi ka qenë shumë i shkurtër dhe padyshim makabër. Bombay, një agjenci publicitare me seli në Argjentinë, ka hedhur idenë e çmendur për të sjellë zemrën e Maradonës në Kupën e Botës, në mënyrë që ai të jetë "afër kombëtares së udhëhequr nga Messi". Aktualisht zemra e Pibe, i cili vdiq më 25 nëntor 2020, ndodhet nën mbrojtjen e Departamentit të Anatomisë Patologjike të Policisë Shkencore të Buenos Aires dhe, sipas logjikës, duhet të qëndrojë aty. Bombay, megjithatë, beson se mund të jetë më e dobishme për Seleccion në Katar dhe, për këtë arsye - dhe kushedi për çfarë arsye të tjera promovuese - e ka parë të arsyeshme ta propozojë këtë gjë.

Lajmi, i bërë publik nga gonfialarete.com, fatkeqësisht është real deri në atë pikë sa agjencia ka vënë fytyrën e saj, mbi këtë propozim, me një deklaratë për shtyp ku thuhet: “Nga informacioni i vetëm që kemi, zemra e Diegos, në këtë moment, është nën mbrojtjen e policisë. Ne propozojmë praninë e saj në Katar në dhjetor, duam të realizojmë atë që do të ishte dëshira e tij për të shoqëruar kombëtaren”.

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI