Flash

Video/ Nga Southampton te Chelsea: Broja rrëfen Premier Leaguen dhe bëhet gati për Spanjën

Lapsi.al 24 March 2022
Video/ Nga Southampton te Chelsea: Broja rrëfen Premier Leaguen dhe

Asnjë frikë nga Spanja. Armando Broja e bën të qartë në prag të ndeshjes miqësore kundër iberikëve. Sulmuesi kuqezi, i cili është njeriu i momentit dhe një nga futbollistët më në formë të Kombëtares, është i bindur se ekipi do të luajë për të marrë një rezultat pozitiv, pavarësisht se luhet ndaj një prej skuadrave më të mira në botë: “Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë kundër Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë deri, po stërvitemi mirë. Urojmë të fitojmë kundër Spanjës. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe në jemi ekip i mirë. Kemi kualitetin tim si ekip. Po stërvitemi mirë dhe uroj të fitojmë”.

Xhevahiri i sulmit kuqezi vjen në këtë grumbullim si një lojtar i maturuar, edhe falë kalimit nga Holanda në Premier League: “Jam rritur ma shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southampton. Ka qenë një kapërcim i mirë, një hap i madh nga Vitesse te Southampton, nga Holanda në Premier League. Kam besuar te vetja, jam i lumtur për këtë kapërcim. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort. Me këmbë në tokë e duke punuar arrihen shumë gjëra”.

Të besuarit e Luis Enriques janë një kundërshtar i frikshëm, por Broja ka mënyrën e tij të interpretimit të ndeshjeve. E kuptueshme nëse llogarit që 21 vjecarit i është dashur të përballet me lojtarë ndër më të mirët e Europës kur është kryqëzuar me Liverpool, United apo Mancheset City: "Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjet, ndaj kujtdo. Spanja ka ekip të fortë. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Do luajmë me taktikat tona dhe shpresoj të fitojmë. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, uroj të fitojmë ndaj Spanjës - deklaroi Broja, duke hedhur sytë edhe më larg -. Kemi një grup shumë të mirë, trajner të mirë. Si grup dhe duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Uroj ta arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”.

https://youtu.be/a6yhM8CNV2E

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI