Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Kateryna, gjimnastja 11 vjeçare, humb jetën gjatë sulmit rus në Mariupol: edhe i ati mbeti i vrarë

Lapsi.al 24 March 2022
Kateryna, gjimnastja 11 vjeçare, humb jetën gjatë sulmit rus

Një gjimnaste 11-vjeçare ukrainase, Kateryna Dyachenko, është vrarë kur shtëpia e saj u shemb, e goditur nga një sulm rus në Mariupol. Këtë e ka bërë të ditur trajnerja e saj Anastasia Meshchanenkova, cituar nga mediat vendase. Gjatë sulmit vdiq edhe babai i gjimnastes, ndërsa nëna dhe vëllai shpëtuan për mrekulli edhe pse ky i fundit u plagos rëndë. Por të dy nuk mund të evakuohen nga qyteti dhe janë bllokuar së bashku me mijëra njerëz të tjerë.

Lajmin për vdekjen e Katerynës e ka dhënë trajnerja e saj, Anastasia Meshchanenkova, me një postim në Instagram dhe një foto të saj me gjimnasten e vogël. Kateryna mban një medalje në qafë dhe një kupë të vogël në duar. Fotoja është bërë dhjetorin e kaluar, kur lufta ishte shumë larg. Vdekja tragjike shkaktoi bujë dhe zemërim në organizatat e gjimnastikës në mbarë botën. "Nuk mund ta besoj, kolegia jonë ukrainase ndau këtë tragjedi të tmerrshme. Kjo krijesë e mrekullueshme e butë është tashmë një engjëll," tha gjimnastja bullgare Iliana Raeva, presidente e Federatës Kombëtare të Gjimnastikës Ritmike.

Edhe gjimnastika ritmike zvicerane i bëri homazhevajzës së vogël: "Pusho në paqe, Katya! Gjimnastja e re dhe e bukur nga Mariupoli u largua shumë shpejt nga kjo botë. Ajo është një nga viktimat e shumta të një lufte të pakuptimtë", shkruan në Tëitter. Shtëpia e Katerynës u shemb pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga artileria ruse në Mariupol, qytet që është bombarduar pothuajse vazhdimisht që nga dita e parë e pushtimit ushtarak rus. Energjia elektrike, uji, ushqimi dhe ngrohja u ndërprenë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, duke bllokuar të paktën 100,000 njerëz.

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI