Flash

Video/ Ukrainë, italiani që braktisi futbollin për luftën: "Gati për 'misionin vetëvrasës', kjo do të jetë video ime e fundit"

Lapsi.al 24 March 2022
Video/ Ukrainë, italiani që braktisi futbollin për luftën:

Që kur la futbollin për t'u bashkuar me brigadat ndërkombëtare në Ukrainë, ish-portieri 29-vjeçar i Legnanos, Pro Patrias dhe Bra, Ivan Luca Vavassori, ka dokumentuar luftën në TikTok. Në videon e fundit të postuar, i riu i lindur në Rusi, por i birësuar nga një familje piemontese në moshën 5-vjeçare, ka njoftuar se do të largohet për një mision “vetëvrasës”. "Kjo do të jetë videoja ime e fundit nuk e di për sa kohë. Nëse ia dal do t'ju njoftoj sa më shpejt. Duke shpresuar që gjithçka të shkojë mirë," tha ai.

Vavassori thotë se është pjesë e këmbësorisë dhe është një “sulmues”. "Me majorin kemi vendosur që të sulmojmë vetëm, pa ditur askush asgjë. I yni do të jetë një mision vetëvrasës sepse kemi shumë pak njësi kundër një ushtrie të tërë. Do të jetë vetëvrasje totale, por ne preferojmë ta provojmë", përfundon ai, ndërsa imazhet kalojnë mbi shkrimin "të vdesësh njëzet vjet më parë ose njëzet vjet më vonë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të vdesësh si duhet. Vetëm atëherë fillon jeta."

Vavassori është djali i birësuar i Alessandra Sgarella, sipërmarrësja e rrëmbyer në Milano në 1997 dhe e mbajtur e burgosur për gati dhjetë muaj në Locride, Kalabri. Vetëm në ditët para rrëmbimit, gruaja dhe burri i saj Pietro kishin vendosur të birësonin Ivan Luca, me origjinë nga Elektrostal, afër Moskës. Më pas Sgarella vdiq në vitin 2011 nga një sëmundje.

@ivanlucavavassori Siamo pronti per morire tentando di fare qualcosa di storico. Forza e Onore ragazzi #ukraine ♬ Le Calin - 斌杨Remix

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI