Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Fenerbahçe përjashton nga skuadra e parë Mesut Özil e Ozan Tufan: ja çfarë fshihet pas vendimit

Lapsi.al 24 March 2022
Fenerbahçe përjashton nga skuadra e parë Mesut Özil e Ozan

Mesut Özil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga organika e ekipit të parë të Fenerbahçes. Këtë e ka bërë të ditur klubi turk, përmes një shënimi të publikuar në rrjetet sociale: “Bëhet e ditur se janë përjashtuar nga organika lojtarët e ekipit të parë, Mesut Özil dhe Ozan Tufan”.

Shoqëria e Stambollit nuk ka specifikuar arsyet, por shtypi turk ka zbuluar disa prapaskena. Sipas gazetës Aksam, ish-mesfushori i Arsenal është cilësuar si “fizikisht i papërshtatshëm”. Fotomaç dhe Milliyet raportojnë të njëjtën tezë dhe shpjegojnë se Özil, i cili shënoi 8 gola dhe 2 asistime në 22 paraqitje në kampionat, paguan për një gjendje fizike më pak se optimale. Lojtari humbi tetë ndeshjet e para të vitit 2022 me një problem në pjesën e poshtme të shpinës. Nga ana tjetër, Tufan i ardhur nga Ëatford në shkurt nuk kishte performuar sipas pritshmërive.

Gjermani luajti si titullar në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Konyaspor. Me atë rast ai mbajti edhe shiritin e kapitenit, por për shkak të paraqitjes së diskutueshme, ai u zëvendësua në pjesën e parë. Özil iu bashkua Fenerbahçes në janar 2021, pasi u përjashtua nga skuadra e Arsenalit si për Premier League ashtu edhe për Europa League. Nga ana tjetër, Tufan u rikthye në Stamboll në shkurt pas një periudhe huazimi në kampionatin anglez. Mesfushori kaloi një gjysmë sezoni te Ëatford, por pas dy ndryshimeve të trajnerit dhe vetëm katër paraqitjeve ai vendosi të kthehet në vendlindje.

Tani, erdhi përjashtimi për të dy nga skuadra. Fenerbahçe aktualisht është i treti në Super Lig dhe dy pikë prapa Konyaspor. Kryesimin e ka Trabzonspor, 15 pikë më shumë se vendi i dytë dhe është favorit për të fituar titullin. Një arritje, duke qenë se klubi nuk e ka fituar kampionatin që nga viti 1984.

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI