Flash

“Paraziti i ardhur nga lagështira e Britanisë së Madhe…”: sulmi i egër i Marca-s për Bale

Lapsi.al 24 March 2022
“Paraziti i ardhur nga lagështira e Britanisë së

Një i dëmtuar kronik për klubin e tij, Real Madrid; gjithmonë gati dhe në krye të kombëtares së tij, Uellsit. Ky me pak fjalë ishte viti i fundit i Gareth Bale, i cili nga fundi i gushtit e deri më sot me fanellën e Merengues ka mbledhur vetëm 78 minuta në muajin shkurt. Shumë pak për një lojtar që paguhet mbi 30 milionë euro në sezon, i cili ka të ngjarë të largohet nga Spanja në fund të sezonit. Por jo përpara se të merrte disa sulme të tjera nga tifozët dhe shtypi. Si ai i egër, që nisi gazeta e njohur sportive spanjolle Marca, e cila e etiketoi uellsianin si “parazit”.

“Paraziti Bale erdhi nga Britania e ftohtë dhe me shi. Ai u vendos në Spanjë, te Real Madrid, ku fillimisht tregoi zell dhe dashuri për klubin, më pas natyra e bëri të thithte gjak pa dhënë asgjë në këmbim. Epo, më shumë se gjaku, ai thithi dhe thith eurot e klubit”. Kështu nisi sulmi shumë i ashpër i Marcas ndaj Bale në një artikull të gazetarit Manuel Julia Dorado. Por ofensiva ndaj uellsianit sigurisht nuk ndalet me kaq, përkundrazi, tonet acarohen më tej: “Ndryshe nga të tjerë të ngjashëm, si pleshti apo morri, paraziti Bale nuk shkakton kruajtje apo sëmundje, por pasi ka thithur, tallet, duke treguar përbuzje”.

Dorado në artikullin e tij rishikon disa episode të eksperiencës madrilene të Bale: “Qesh, duartroket, hidhet në tokë, këndon, si në një lloj ceremonie, e cila për fat, si të gjitha fatkeqësitë, ka një datë skadence”. Ankesat e Marcas rrjedhin mbi të gjitha nga fakti se Bale nuk doli në fushë me Real Madrid në humbjen kundër Barcelonës, por u vu në dispozicion (dhe u stërvit) me Uellsin. Kur u pyet për të sqaruar situatën, uellsiani tha: “Nuk kam nevojë të sqaroj asgjë. Nuk kam nevojë t'i shpjegoj askujt që ta përdorë kundër meje. Tani gjithçka është në rregull, nuk kam asnjë problem”. Por ndoshta Reali ka disa probleme...

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI