Flash

Tare i rrëmben Romagnolin Milanit: mbrojtësi nuk do të rinovojë, e pret Lazio

Lapsi.al 24 March 2022
Tare i rrëmben Romagnolin Milanit: mbrojtësi nuk do të

Është Lazio në të ardhmen e Alessio Romagnolit. Qendërmbrojtësi kuqezi, në skadencë në qershorin e ardhshëm, nuk do të rinovojë me Milan, që nuk shkoi përtej një oferte me ulje prej 2.5 milionë plus bonuse (aktualisht fiton 6). Javët e fundit, kapiteni i Piolit ka intensifikuar kontaktet me Lazion, skuadrën e tij të preferuar prej kohësh, dhe palët duken pranë një marrëveshjeje në shumën e 3.5 milionë euro në sezon.

Në thelb, përveç përmbysjeve të bujshme të situatës, akordi me Igli Taren duhet të jetë çështje javësh, por destinacioni bardhekaltër nuk është në diskutim për momentin. Një goditje me parametër zero shumë e rëndësishme për klubin roman, që do të japë eksperiencë e kualitet një reparti, që nuk është se i kishte dhënë shumë garanci Maurizio Sarrit.

Nga ana tjetër, siç u përmend, Milan e ka bërë zgjedhjen e tij, me Kalulu që është rritur shumë në këtë pjesë të fundit të sezonit - jo rastësisht i preferuar ndaj Romagnolit së bashku me Tomori - dhe beson se mund ta mbyllin në verë edhe me Botman, objektivi i kuqezinjve që nga janari i kaluar. Me holandezin e Lille marrëveshja ka përfunduar, mbetet për t'u bindur klubi francez, të cilit Maldini dhe Massara i kanë kërkuar edhe Renato Sanches për mesfushën.

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI