Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Juventus ka një plan 'low cost' për Moratan: idea me parametër zero në 2023

Lapsi.al 24 March 2022
Juventus ka një plan 'low cost' për Moratan: idea me

Në shtëpinë e Juventus ka një plan me kosto të ulët për të siguruar Alvaro Moratan. Pas dy sezonesh në huazim për 10 milionë në vit, bardhezinjtë duhet të paguajnë ende 35 milionë euro në arkat e Atletico Madrid për të blerë përfundimisht sulmuesin, por drejtuesit torinezë duket se janë të gatshëm t'i kërkojnë klubit spanjoll një zbritje të konsiderueshme. Sipas Corriere dello Sport, bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të vendosnin një maksimum prej 15 milionë eurosh për të mbyllur çështjen, por nëse Colchoneros do të ndërtonin një mur, Juve do të ishte gati të merrte një rrugë tjetër për Moratan. Në detaje, në fakt, bardhezinjtë do të ishin të gatshëm ta humbnin lojtarin për një vit dhe më pas ta kthenin në Torino me transferim të lirë në vitin 2023.

Situatë që duhet trajtuar me kujdes nga të dyja palët. Edhe për shkak se viti 2023 nuk është larg dhe hipoteza e humbjes së sulmuesit me parametër zero mund ta detyrojë Atleticon të ulë menjëherë pretendimet e tyre dhe të mbyllë operacionin, duke kufizuar dëmin dhe duke fituar para. Rrugë që mund t'i kënaqë të gjithë. Juventusin në radhë të parë, sigurisht, por edhe Atelticon e një lojtar, që e gjen veten shumë mirë në Torino dhe do të donte të qëndronte.

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI