Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Super gol i Manajt, por Spezia përmbyset nga Arnautovic: Bologna rigjen fitoren

Lapsi.al 21 February 2022
Video/ Super gol i Manajt, por Spezia përmbyset nga Arnautovic: Bologna

Ndeshja e fundit e javës së 26 të Serie A pa Bolonjën të përmbysë 2-1 Spezian në Dall’Ara. Skuadra e Thiago Mottas kaloi në avantazh në minutën e 11 me një goditje me kokë të sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë Rey Manaj, por Arnautovic barazoi rezultatin në minutën e 42 me një goditje të saktë me të majtën. Disa raste për Orsolinin në pjesën e dytë, përpara se vetë sulmuesi austriak të shënonte golin vendimtar 6 minuta nga fundi, duke i dhënë mundësinë Mihajlovic të festojë për herë të parë në vitin 2022.

Një Bolonja e bukur për tu parë rigjeti fitoren (i mungonte nga 22 dhjetori 2021, një sukses në fushën e Sassuolos), duke përmbysur golin fillestar të Manajt me dygolëshin e qendërsulmuesit austriak. Verdikti në "Dall'Ara" është shumë i drejtë: pasi kaloi në fillim në disavantazh, Bolonja mori përsipër lojën dhe, pas barazimit të Arnautovic në fund të pjesës së parë, e detyroi Spezian të mbrohej gjithmonë e më shumë në pjesën e dytë. Deri në golin vendimtar të qendërsulmuesit austriak, që erdhi pas krosimit të përpiktë të Sansones. Emilianët ofruan një paraqitje bindëse: Arnautovic një lider, por shkëndija të mira dhanë edhe Barroë dhe Orsolini të ringjallur, me Schouten që dhuroi substancë të madhe në mesin e fushës. Një hap prapa për Spezian, jo shumë e kthjellët përpara (përveç 10' minutave të para) dhe e cënueshme prapa.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI