Flash

Pësoi dëmtim të përhershëm në tru e nuk iu dha ndihma e duhur: Ajax do t'i paguaj 7,8 milionë euro familjes së Nouri

Lapsi.al 21 February 2022
Pësoi dëmtim të përhershëm në tru e nuk iu dha

Ajax Amsterdam ka arritur një marrëveshje financiare me familjen e mesfushorit të pafat Abdelhak Nouri, i cili pësoi dëmtim të rëndë dhe të përhershëm të trurit, pasi u rrëzua papritur në tokë gjatë një miqësore pre-sezonale në vitin 2017.

Klubi pak kohë më parë pranoi se Nouri nuk mori kurat e duhura mjekësore pas shembjes në tokë dhe mori përgjegjësinë për atë që ndodhi. Të hënën, klubi holandez njoftoi se do t'i paguajë familjes së Nouri një shumë neto prej 7.85 milionë euro, me titullin e shpërblimit për dëmin e shkaktuar dhe humbjeve të fitimeve të mundshme në të ardhmen.

Nouri ishte vetëm 20 vjeç kur u ndje keq në fushë në ndeshjen kundër Ëerder Bremenit në Austri. Mesfushori bëri debutimin e tij me Ajax në shtator 2016 dhe luajti 15 ndeshje për ekipin e parë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI