Në distancë pothuajse prej tre vjetësh, gjesti i Xhakës krijoi sërish zhurmë dhe çështja e “kapitenit” te Gunners vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Gazetari dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, pas vërshëllimës së fundit kundër Brentford, u përpoq ta përmblidhte dhe të shpjegonte çështjen në Tëitter si më poshtë: “Refuzimi i Xhakës për të marrë shiritin në krah, përmbledh në mënyrë perfekte problemin më të madh të Arsenal, që nga largimi i Vieira. Nuk kemi pasur kurrë një kapiten/lider të vërtetë”.Granit Xhaka turns his nose up at the Arsenal armband ©️? pic.twitter.com/NiGt73wx9C
— DAZN Canada (@DAZN_CA) February 19, 2022