Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Hamilton rekordmen në F1, por për Gasly nuk mjafton: "Me Williams do të renditej i tetëmbëdhjeti"

Lapsi.al 21 February 2022
Hamilton rekordmen në F1, por për Gasly nuk mjafton: "Me Williams

"Fatkeqësisht në sportin tonë mjeti mekanik është përgjegjës për një pjesë të madhe të rezultatit përfundimtar. Edhe pse ai është piloti më i mirë i Formula 1, në timonin e një Williams ose një Haas, Lewis Hamilton nuk do të ishte në gjendje të përfundonte i treti apo i pesti: ai do ta përfundonte garën i gjashtëmbëdhjeti ose i tetëmbëdhjeti". Kjo është deklarata e Pierre Gasly, në emisionin Mashup. Deklarata nuk është naive në fakt, por një thumbim për rekordmenin anglez, që nëse do të kishte fituar titullin kampion këtë sezon, do të ishte bërë piloti më fitues i gjithë historisë së Formula 1.

Mjafton të analizosh që për këtë konstatim, që ka brenda edhe të vërtetën, interesant është fakti që piloti i Alpha Taurit – në fakt ekipi satelitor i Red Bull – ka marrë si pikë referimi rivalin e Mercedes dhe jo... Max Verstappen, që për më tepër është kampioni në fuqi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI