Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Spekulimet mediatike dhe kaosi i Melburnit, Djokovic: "Ibra më mbështeti, shpresoj që Milan të dalë kampion"

Lapsi.al 21 February 2022
Spekulimet mediatike dhe kaosi i Melburnit, Djokovic: "Ibra më

Novak Gjokoviç është kthyer të flasë, në konferencën për shtyp, para fillimit të Turneut të Dubait, i cili do të shënojë debutimin e tij në këtë sezon pas kaosit që ndodhi në Australian Open. Tenisti serb, i ngacmuar nga gazetarët, citoi gjithashtu Zlatan Ibrahimovic: "Jemi në kontakt, dëgjohemi me njëri-tjetrin mjaft rregullisht - zbuloi ai -. Ne njihemi prej më shumë se 15 vjetësh dhe unë jam një fans i madh i tij. Flasim të njëjtën gjuhë dhe kjo na bën të ndihemi edhe më të afërt. I kemi dërguar njëri-tjetrit mesazhe për atë që ndodhi në Australi dhe ai më shprehu mbështetjen, edhe publikisht, gjë që unë e vlerësoj shumë. Shpresoj që ai të kthehet së shpejti në fushë, unë jam një tifoz i Milanit dhe uroj që ta fitojë titullin këtë vit".

Nole është kthyer edhe tek argumenti më i nxehtë që lidhet me vlefshmërinë e testit të tij Covid, i pyetur fillimisht nga Der Spiegel dhe më pas nga BBC. "Kam parë që mediat kanë spekuluar për vlefshmërinë e testeve. Ajo që mund të them tani është ajo që kam thënë edhe për BBC, që është se nuk jam ekspert. Kam bërë në dy vitet e fundit, si ndoshta të gjithë të tjerët në turne, shumë teste pcr dhe shumë teste të shpejta të antigjenit. Nuk mund ta kuptoj se si përpunohen dhe regjistrohen këto teste. Më vjen mirë që Instituti i Shëndetit Publik në Serbi i ka vërtetuar ato teste. Kjo është gjithçka që mund të them, me të vërtetë. Nuk jam në pozicionin për tu futur në më shumë detaje".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI