Flash

Video/ Spektakël i Laçit: Josa i bën tris Kukësit e shkon -3 nga Tirana

Lapsi.al 20 February 2022
Video/ Spektakël i Laçit: Josa i bën tris Kukësit e shkon

Laçi konfirmohet i pandalshëm dhe në shtëpi likuidon 3-0 edhe Kukësin, e duke ngushtuar në të njëjtën kohë distancën me Tiranën kryesuse, falë ndalesës së papritur të bardhebluve ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Bardhezinjtë rrëmbejnë fitoren e 5 radhazi, ndërsa janë të pamundur prej 13 ndeshjesh, një ecuri prej kampionësh, pavarësisht se për momentin janë ende -3.

Kukësi mbytet në tabunë e këtij sezoni, ku asnjëherë nuk ka mundur dot të bëjë 4 fitore radhazi, e nëse distanca nga kreu nuk lëviz, tani janë dy skuadrat të cilëve Longo duhet ti rikuperojë pikë. Tekniku italian e pa veten në disavantazh që në minutën e 7, kur Malota u shkëput fuqishëm me kokë në krosimin e Mazrekajt, për të mposhtur Tafas. Gjërat u komplikuan më keq për Longon në fundin e pjesës së parë, kur një gabim i De Lucas favorizoi Deliun me asistin për Adeleken që markoi në mënyrën e tij ndeshjen e rëndësishme dhe duke i dhënë një bonus të rëndësishëm të besuarve të Josës.

Kukësi provoi t’i bëjë gjërat ndryshe, por i mungoi besimi se mundej, gjë që Longo mendoi ta ndryshonte me zëvendësimet, jashtë Ndreca dhe Basa e në fushë hynë Hila dhe Fejzhao. Në fund, Laci bëri trisin e merituar, me golin e Zylfiut në shtesë, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 43 pikëve, gjashtë mbi Kukësin.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI