Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Tetë pikë më pak se Pirlo, - 16 nga Sarri: bilanci i trishtë i Juventusit të Allegrit

Lapsi.al 20 February 2022
Tetë pikë më pak se Pirlo, - 16 nga Sarri: bilanci i trishtë

8 Mars 2020: Juventusi, në javën e 26 të ndeshjes, mposhti qartë Interin dhe ruajti kreun e tabelës në kuotën e 63 pikëve. Një vit më vonë, në të njëjtën ditë, ata mundën Lazion 3-1 dhe ishin të tretët, pas zikaltërve dhe Milanit, me 55 pikë. Në sezonin aktual, me barazimin në derbin e datës 26, pikët janë 47 në një renditje që i sheh bardhezinjtë në vendin e katërt pas tre skuadrave. Minus tetë dhe minus gjashtëmbëdhjetë është krahasimi i trishtë me të kaluarën e afërt, me të cilën duhet të përballet Max Allegri.

Trajnerët, në dy sezonet para këtij aktual, ishin Sarri dhe Pirlo. I pari fitoi kampionatin e fundit të Juventusit, përpara se të shkarkohej për mosintegrimin e tij në një sistem që e refuzoi që në ditën e parë të mbërritjes, i dyti u përplas në një pankinë prestigjioze pa asnjë përvojë të mëparshme si trajner, përpara se të mohohej pas vetëm një sezoni. E sa mirë që ishin dy teknikë të “projekteve”. Siç ndodh shpesh në këto raste, nis restaurimi. E atëherë, hapësirë për të kaluarën dhe për trajnerin e shumë fitoreve, ato nga viti 2014 deri në 2019. Max Allegri është një nga trajnerët më të mirë në botë në menaxhimin e grupit dhe në aftësinë për t'i bërë lojtarët e mëdhenj të shprehen sa më miri. Liri taktike dhe hapësirë për imagjinatën e kampionëve.

Problemi vjen kur kampionë nuk ka, ose janë në rënie, ose janë të pakët. Në atë pikë duhet të jetë organizimi që i jep forcë grupit. Një organizim që vështirë se shihet në Juventusin e sotëm. Futbolli ka ndryshuar, e parimet e sakta dhe të përbashkëta janë mënyra e vetme për të menaxhuar ndeshjet dhe është e kjo vlen për skuadrat e vogla dhe të mëdha. Tani duhet arritur, në një mënyrë apo tjetër, Liga e Kampionëve e ardhshme, si dhe të përpiqet të shkojë sa më larg që të jetë e mundur në atë aktuale.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI