Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Adriano nuk heq dorë nga "prapësitë": feston 40 vjetorin me të dashurën e re… 20 vjet më e re

Lapsi.al 20 February 2022
Adriano nuk heq dorë nga "prapësitë": feston 40

Adriano sapo i ka mbushur 40 vjeç (ka lindur më 17 shkurt 1982), por ka një përvojë të pasur në fushë dhe jashtë saj të pakrahasueshme. Ish-sulmuesi brazilian me shumë mundësi do të mbahet mend për humbjen e talentit të tij të madh mes alkoolit, depresionit dhe problemeve jashtë futbollit. Por, ish-qendërsulmuesi i Interit me siguri nuk mund të fajësohet kurrë se nuk e ka shijuar plotësisht famën e tij…

Adriano festoi ditëlindjen e tij të 40-të dhe këtë e bëri në shoqëri të shkëlqyer. Braziliani në fakt e ka kaluar ditëlindjen me atë që në Brazil e përcaktojnë si partneren e tij të re, Ceu Oliveira. Vajza, një studente e infermierisë, është 21 vjeçare: pak më shumë se gjysma e moshës së ish-sulmuesit të Interit. Çifti u fotografua nga tabloidët teksa mbërriti në Sao Paulo rreth një javë më parë me avionin privat të ish-futbollistit.

21-vjeçarja ka postuar një Instagram Story në shoqërinë e Adrianos, duke shkruar: “Të uroj gjithë lumturinë në botë. Gëzuar ditëlindjen". Mediat braziliane e cilësojnë vajzën me origjinë nga Rio de Zhaneiro, si të dashurën e re të Adrianos. Ish-sulmuesi i kombëtares së Brazilit, karriera e të cilit u shkatërrua nga problemet serioze jashtë fushës, të enjten e ftoi vajzën në festën e tij të ditëlindjes e konceptuar në temën Flamengo: me ushqim, vallëzim dhe muzikë në një restorant pranë shtëpisë së tij në Rio.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI