Flash

"Në jetë njeriun e mban krenaria": Memelli nuk heq dorë edhe pas humbjes së 7 radhazi

Lapsi.al 19 February 2022
"Në jetë njeriun e mban krenaria": Memelli nuk heq dorë

"Ishte një ndeshje e rëndësishme në këtë pikë që jemi. Donim të bënim një sfidë të kujdesshme ku të kishim edhe shanset tona. U munduam të krijonim një skuadër si ajo e javës së kaluar. Vitijën e futëm direkt, pa shumë stërvitje. Pusin e vendosëm në qendër të mesfushës, nuk mund të kërkonim më tepër". Pak fjalë për tu justifikuar, edhe ato kaotike, për teknikun e Skënderbeut Migen Memelli, që ka pësuar një disfatë të rëndë në një ndeshje që do të thotë shumë për mbijetesën. Kundër Egnatias, që tani i ka kaluar në renditje, korcarët kanë qenë pothuaj inekzistent duke patur impaktin e duhur me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për ta. "Hasëm vështirësi, duhet të dilnim me pasime të shkurtër. Morëm një gol të evitueshëm, si pasojë e kthimit të topit, mbrojtja duhet ta largonte topin. Kështu është futbolli në këtë pikë duhet të pranosh edhe humbje. Të mërzitur dhe të përgjegjshëm për situatën jemi. Ajo që më vret më tepër është që duhet të jemi më shërbyes dhe altruist ndaj klubit. Nuk hyn individi por grupi. Grupi duhet të ngrihet mbi çdo rezultat".

Tekniku mundohet të karikojë një skuadër të shuar, që ka pësuar humbjen e 7 radhazi. Kush priste një dorëheqje nga Memelli duhet të mbetet i zhgënjyer: "Jo vetëm në futboll por edhe në jetë njeriun do e mbaj krenaria. Jam i bindur që do të gjejmë mënyrën për të dalë nga kjo situatë - tha korcari, duke treguar edhe cfarë pret në javët në vijim, që mund t'i japë një dorë -. Drita në fund të tunelit është ajo që kërkoj të kthehen lojtarët e dëmtuar. Në momentin që kthehen të gjithë, është më e lehtë. Sot mungonte Sadriu, Zhan Viktor dhe Xhufo. Javës tjetër kemi jashtë Marën dhe Kosta Vangjelin. Realitetin duhet ta shikojmë në sy. Të gjithë së bashku duhet të ulim kokën për të parë më të mirën. Ka dhe 15 javë kampionat”, u shpreh Memelli.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI