Flash

Video/ Egnatia fundos Skënderbeun: rrogozhinasit kthejnë bardhekuqtë në zonën e rënies

Lapsi.al 19 February 2022
Video/ Egnatia fundos Skënderbeun: rrogozhinasit kthejnë

Mision i përmbushur. Egnatia shkëmben vendin me Skënderbeun dhe sistemon edhe bilancin direkt me korcarët në një 90 minutësh të vetëm. Në sfidën "mbijetesë", Ramadani thyen Memellin në stadiumin “Arena Egnatia” me rezultatin 2-0, ku vendosën golat e dy brazilianëve.

Ashtu si në fazën e parë në Rrogozhinë, Pedro Augusto ndëshkoi korçarët, duke hapur sfidën në minutën e 15′, e duke konfirmuar sa i rëndësishëm është për rrogozhinasit. Pas goditjes së Ilirid Ademit, portieri Rexhepi arriti të reagojë, por topi përfundoi në këmbët e sulmuesit brazilian që nuk mund të gabonte. Nervoze dhe më tepër agresive se e bukur, ndeshja dhuroi momente tensioni, ndërsa vetëm në të 32 Skënderbeu iu afrua golit me Berishën, që gaboi krejtësisht konkluzionin në fund.

Situata nuk ndryshoi pas rifillimit dhe goli i dytë që vulosi ndeshjen u shënua në përfundim të një aksion model të Egnatias, të finalizuar nga Xhekson. Perfekte trajektorja e braziliani, që mposhti Rexhepin i ndihmuar edhe nga shtylla para se topi të përfundonte në rrjetë në minutën e 76. Korcarët ishin pa forcë, ndërsa Egnatia ruajti kontrollin e ndeshjes, duke ngacmuar në dy raste me Pedro Auguston.

Ky sukses e ngjit Egnatian provizorisht në vendin e 7 në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Skënderbeun tani i 9-i me 16 pikë, në shoqërinë e Dinamos po me 19.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI