Flash

Allegri evidenton gabimet e Vlahovic: "Më pak të qartë se Torino"

Lapsi.al 19 February 2022
Allegri evidenton gabimet e Vlahovic: "Më pak të qartë se

Massimiliano Allegri e mban fort pikën e fituar në derbi, që e zgjat serinë pozitive në 12 ndeshje. “Është dicka e mirë, sepse me pikën i dhamë vazhdimësi rezultateve pozitive që kemi arritur në 2-3 muajt e fundit – shpjegoi trajneri i Juventusit – Nuk ishte e lehtë, nuk ishim të shkëlqyer në krahasim me Torinon, por ne luajtëm një ndeshje të mirë. Paradoksalisht, pësuam gol në momentin tonë më të mirë. Në pjesën e parë patëm dy ose tre situata ku mund të kishim shënuar, në pjesën e dytë jo". Për Dybalan: "Nuk duket asgjë serioze, le të shohim ...".

Në lidhje me ndeshjen e Vlahovic, i bllokuar totalisht nga Bremer, Allegri analizon. “E pati të vështirë sepse ai është një lojtar shumë i mirë, por Vlahovic duhet të mësojë shumë. Shumë lojtarë duhet të mësojnë akoma. Ai duhej ta merrte shëtitje nëpër fushë dhe të mos i jepte pikë referimi, sepse Bremer është shumë i fortë në topa të drejtë dhe më pak i fortë kur e shëtit nëpër fushë. Të mos harrojmë se vjen nga një skuadër që po bën një kampionat të shkëlqyer, por që luante një ndeshje në javë. Më argëton sepse vjen njëri dhe duhet të luajë të gjitha ndeshjet. Duhet të rritesh, duhet të mësohesh me të, të gjitha këto i nevojiten një ekipi të madh: përndryshe fizikisht nuk mund të luash një ndeshje çdo tre ditë”.

Për luftën në zonën Champions, Allegri është i kujdesshëm. "Është Lazio që është rikthyer dhe pastaj varet se çfarë do të bëjë Fiorentina në ndeshjet e ardhshme. Roma është më mbrapa, por ka ende 12 ndeshje për të përfunduar kampionati, le të shohim tani cfarë do të ndodhë në Villarreal dhe pastaj çfarë do të bëjmë në Empoli".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI