Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Bendtner rrëfen ditën e parë te Juventus: “Në banjë gjeta 12 lojtarë që pinin duhan”

Lapsi.al 17 February 2022
Bendtner rrëfen ditën e parë te Juventus: “Në

Si mund të befasohet dikush si Nicklas Bendtner? Danezi është i famshëm sepse në karrierën e tij nuk i ka munguar asgjë, mes eksperiencave në fushë (Arsenal dhe Juventus) dhe veseve jashtë fushës. Prandaj duhet diçka e jashtëzakonshme për ta lënë atë pa fjalë. Ashtu si ajo që i ndodhi në ditën e tij të parë te Juventus. Qendërsulmuesi mbërriti në Torino si huazim në sezonin 2012/13, ai nuk ishte protagonist por gjithsesi e jetoi epokën e Contes në maksimum. Dhe pak kohë më parë ai shpjegoi për BBC5 se momentet e para në dhomat e zhveshjes së Juventusit i bënë një përshtypje të veçantë...

"Nuk po arrija t'i gjeja djemtë, gjithçka ishte pak e çuditshme, veçanërisht sepse ishte dita ime e parë. Dhe më pas gjeta dhjetë a dymbëdhjetë lojtarë në banjë, duke pirë një kafe, duke biseduar, duke qendruar bashkë dhe duke pirë cigare. Ishte diçka e mrekullueshme dhe më bëri të mendoj se do të ishte një përvojë argëtuese." Kurioziteti i intervistuesit ishte kaq i madh sa e pyeti danezin nëse, atëherë, te Juventusi mund të gjendeshe në banjë duke pirë duhan me Buffon apo Pirlon. "Po, dhe çfarë mund t'u thoshe dy të tillëve? Nëse shikon karrierën e tyre dhe çfarë profesionistësh të mëdhenj ishin, ishte diçka që më hapi sytë. Etika profesionale që tregonin në fushë dhe atmosfera në dhomat e zhveshjes ishin të mahnitshme, kështu që askush nuk e quante problem duhanin".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI