Flash

FOTO/ Agresiv, i kuq, me konture të zeza: prezantohet Ferrari i ri F1-75

Lapsi.al 17 February 2022
FOTO/ Agresiv, i kuq, me konture të zeza: prezantohet Ferrari i ri F1-75

Forma të rrumbullakosura dhe një pamje agresive për Ferrari F1-75 që shtëpia e Maranellos e prezantoi sot, ndërsa në pistë do të dalë për testet e Barcelonës javën e ardhshme. Sekretet e tij teknike, ato që kanë rëndësi, mbeten të fshehura nën lustër, që - siç ishte tashmë e mundur të hamendësohej - ndërthur të kuqen tradicionale me konturet e së zezës që duket se e bëjnë atë edhe më kërcënuese. Për të përshkruar karakteristikat e tij - së bashku me Drejtorin e Ekipit Mattia Binotto - kanë qenë dy pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Në profilin social të Ferrarit janë postuar videot që kanë të bëjnë me reagimin e parë të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Të dy ishin shumë të impresionuar nga makina, në veçanti Leclerc, sapo e pa, tha me entuziazëm "Ja ku është, mamma mia!". Pasi ka parë Ferrarin në detaje ai ka shtuar: “Kjo është e pabesueshme”.

Akoma më shumë i bëri përshtypje Carlos Sainz, i cili në dy raste mbeti pothuajse pa fjalë, i shtangur dhe gojëhapur para makinës. Spanjolli u vonua edhe në disa detaje, duke pëshpëritur “Më pëlqen kjo”.F1-75 në fakt duket më i shkurtër se ai i dikurshëm dhe vjen me risi edhe nga pikëpamja aerodinamike.

Numërimi mbrapsht ka filluar për Ferrarin. Prezantimi është bërë, tani radhën e kanë testet që do të japin një tjetër impakt mbi mënyrën se si Leclerc dhe Sainz do të imponohen në Kampionatin Botëror të Formula 1 2022. Ka shumë pritshmëri për të kokëkuqen që tashmë ka një emër të ri si F1-75. Tifozët shpresojnë që të jetë një makinë e fuqishme dhe fituese pas dy sezoneve zhgënjyese.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI