Flash

Jenas tregon "sekretin" e Davids: "Kujtova se bënte veprimet e reklamave, por nuk ishte i madh për këtë"

Lapsi.al 16 February 2022
Jenas tregon "sekretin" e Davids: "Kujtova se bënte veprimet

Për më shumë se një dekadë, Edgar Davids ka qenë një nga mesfushorët më të rëndësishëm, më të frikshëm dhe më të respektuar në botë. Holandezi, i sjellë në Serie A nga Milani, por që u bë yll me fanellën e Juventusit, ishte i famshëm për vendosmërinë e tij brenda dhe jashtë fushës dhe për paaftësinë e tij absolute për t'u dorëzuar. E ndoshta të madh e bëri pikërisht ai karakter, siç shpjegon një ish-shoku i skuadrës. Jermaine Jenas u takua me Davids fillimisht si kundërshtar dhe më pas në të njëjtën dhomë zhveshje. E anglezi shpjegoi për FourFourTëo se ajo që bënte mesfushori në fushë ishte vetëm njëra anë e medaljes.

Takimi i parë ishte në një Neëcastle-Juventus në Champions League në të cilin shkëlqeu i riu Jenas. "Isha 19 vjeç dhe ai luante në mesfushë me Nedved, Juventus kishte një ekip të madh. Buffon ishte në portë, në sulm ishin Trezeguet dhe Del Piero. Më kujtohet që fitova çmimin lojtari i ndeshjes dhe që Davids u zëvendësua. E kështu që mendova 'mirë, një rezultat i mirë, luajta më mirë se Davids në mesfushë'. Edgar ishte një yll". Vite më vonë, të dy e gjetën veten të luanin bashkë te Spurs. "Kur ai mbërriti te Tottenham, kuptova shumë më tepër se çfarë tipi ishte. Teknikisht ai nuk ishte aq i fortë sa e imagjinoja, e kisha parë në reklama ku bënte shumë veprime, por nuk ishte absolutisht ajo që e bënte lojtarin që ishte”.

Dhe çfarë e bëri atë unik? Sjellja ndaj shokëve të skuadrës, një ... nevojë për të marrë 110% nga të gjithë. “Një ditë sapo kishim mbaruar stërvitjen, mendoj se ishte një seancë normale, por ai vinte vërdallë duke thënë ‘kemi një takim’, i nxori shokët e skuadrës nga palestra dhe nga fizioterapistët, duke thënë se kishte një takim. Të gjithë menduam se ishte edhe tekniku, por jo, ishte vetëm ai aty dhe thoshte 'çfarë doni? Nëse jeni të kënaqur me këtë, duhet të ndryshoni'. Praktikisht po thoshte se kishte fituar gjithçka dhe se ai ishte në fund të karrierës së tij, por që nëse donim të merrnim të njëjtat rezultate, duhej t'i bënim gjërat ndryshe. Mbaj mend shumë njerëz që pothuajse u larguan duke qeshur, si për të thënë 'Qetësohu Edgar, relaksohu. Por vetëm më vonë në karrierën time kuptova se kjo ishte arsyeja pse ai arriti gjithçka që bëri në karrierën e tij, sepse mentaliteti i tij të bënte të fitoje ndeshje dhe ishte absolutisht më e rëndësishme se të gjitha ato që ai dinte të bënte në fushë".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI