Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Ronaldo shënon golin e parë të 2022 e United kthehet të fitojë: Brighton me 10 lojtarë nuk reziston dot

Lapsi.al 15 February 2022
Video/ Ronaldo shënon golin e parë të 2022 e United kthehet
Cristiano Ronaldo rikthehet të shënojë, Manchester United rigjen fitoren në Premier League. Red Devils mposhtën Brighton 2-0 në rikuperimin e javës së 18 të Premier League, të shtyrë nga një shpikje e CR7 (në golin e tij të parë në 2022) në fillimin e pjesës së dytë dhe nga Bruno Fernandes në minutën e 97. Skuadra e Ragnick ngjitet tashmë në vendin e katërt, në pritje të rikuperimeve edhe të Arsenal e Tottenham. Miqtë, me dhjetë lojtarë për më shumë se gjysmë ore, u dorëzuan me nder, duke i shkuar pranë barazimit në disa raste. Cristiano Ronaldo dëgjon melodinë e Champions, qoftë edhe nga distanca, dhe kthehet të shënojë. Në mbrëmjen kur rivali i tij i vjetër Messi humbi një penallti, portugezi gjeti një gol që i mungonte që nga 30 dhjetori dhe e udhëheq Manchester United drejt fitores kundër Brighton, i dorëzuar 2-0 me vulën në minutën e shtatë shtesë nga Bruno Fernandes. Manchester United rikthehet në vendin e katërt, duke parakaluar West Ham. Brighton mbetet i nënti dhe konfirmohet si një ekip i vështirë për të gjithë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI