Flash

“I ke krahët e shkurtër si T-Rex”: plas sherri në lokal, përfshihet Pickford

Lapsi.al 15 February 2022
“I ke krahët e shkurtër si T-Rex”: plas sherri në

Nëse nga njëra anë jeta e lojtarëve profesionistë është plot rehati dhe luks, nga ana tjetër nuk duhet të jetë aspak e lehtë për ta që të përballen çdo ditë me tifozë acarues, të cilët nuk e humbasin mundësinë për t'i tallur dhe për t'i bërë shënjestër të fyerjeve. E kështu Jordan Pickford, portieri i Evertonit dhe i kombëtares angleze, talljes së panumërt të marrë në një lokal në East Boldon, South Tyneside, së bashku me miqtë e tij, vendosën të marrin drejtësinë në duart e tyre...

Portieri i Everton dhe Anglisë, Jordan Pickford është në qendër të një hetimi policor për një sherr që shpërtheu në pub Beggar's Bridge në East Boldon. Me të mbërritur portieri dhe miqtë e tij, siç raporton nga “The Sun”, disa tifozë filluan ta tallnin duke i thënë se i kishte “krahët e shkurtra si ato të T-Rex”. Nga talljet, lindi një sherr që përfshiu pothuajse të gjithë të pranishmit në klub, me miqtë e 27-vjeçarit në vijën e parë për të mbrojtur nderin e portierit. Një djalë doli nga grindja me hundë të thyer, ndërsa një tjetri iu shkatërrua celulari.

Policia nxitoi në vendngjarje, por Pickford dhe miqtë e tij ishin zhdukur prej aty. Tani agjentët kanë hapur një hetim dhe janë në kërkim të dëshmitarëve. Aktualisht nuk dihet nëse portieri i Evertonit ka sulmuar dikë, por një dëshmitar tha: “Ai u tall nga disa tifozë. Gjithçka që dëgjova ishte 'duart' dhe kaq. Ndodhi sapo ai dhe shokët e tij hynë brenda, nuk patën kohë as të pinin dicka. Pickford nuk bëri asgjë, ai doli jashtë derës sapo shpërtheu sherri”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI