Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Nuk jemi viktima të sakrifikueshme": Pochettino sfidon Real Madrid në Champions

Lapsi.al 15 February 2022
"Nuk jemi viktima të sakrifikueshme": Pochettino sfidon Real

"Ne e respektojmë Real Madridin si një nga skuadrat më të mira në botë, edhe për titujt e tyre. Unë mendoj se nuk ka një favorit, mendoj se është një përballje që mund të jetë një finale e Champions League, për emrat, nga lojtarët dhe nga cilësia". Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur për ndeshjen e parë të 1/8 kundër Real Madrid. “Ne jemi sfiduesit dhe, përtej gjithçkaje që është parë, veçanërisht për shkak të përpjekjeve të klubit për të krijuar një skuadër për të realizuar ëndrrën e shumëpritur, ne jemi ende sfiduesit sepse Reali e ka zakon të fitojë Ligën e Kampionëve. Por ne nuk do të jemi viktima të sakrifikueshme”.

“Kam besim te skuadra ime, te klubi im dhe te tifozët që na japin energji. Mund të them se ne fillojmë në baza të barabarta”, tha tekniku. Sa i përket gjendjes së skuadrës dhe kampionëve të tij, Pochettino bëri të ditur: "Unë e shoh ekipin mirë. Të gjithë kanë motivim dhe entuziazëm të madh. Messi është mirë, përvoja e tij është e rëndësishme sot". Në fund, në lidhje me balotazhin Navas-Donnarumma në portë, argjentinasi tha: “Pozicioni në portë është i mbuluar mirë, kemi dy portierë që besoj se kanë punuar deri më tani në mënyrën se si e kemi trajtuar situatën”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI