Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Kundërshtari ishte i dëmtuar përtokë, Quaresma e mori në krahë për ta nxjerrë jashtë fushës

Lapsi.al 14 February 2022
Video/ Kundërshtari ishte i dëmtuar përtokë, Quaresma e mori
Ricardo Quaresma është bërë protagonist i një momenti të vecantë, kur humbi durimin gjatë një ndeshje. Pas sherrit të madh në ndeshjen mes Portos dhe Sporting Lisbonës, rikthehet kaosi në Primeira Liga. Vitoria de Guimaraes luajti për javën e 22 të kampionatit ndaj Belenenses e në National Sports Center Jamor, miqtë, në fund të tabelës, fituan 1-0. Por në vend të suksesit, ishte Quaresma ai që pushtoi skenën. Portugezi, në sezonin e tij të dytë me fanellën e Vitoria de Guimaraes, humbi durimin me një kundërshtar në fund të ndeshjes. Afonso Sousa u dëmtua dhe u shtri në tokë. Mesfushori ndoshta mendoi se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar lojën. Belenenses, në fakt, ishte në avantazh 1-0 dhe Vitoria de Guimaraes tentoi sulmin e fundit për të sjellë në shtëpi të paktën një pikë, por Sousa i pengoi. Ricardo Quaresma ka vendosur kështu që t'i marrë gjërat në duart e tij. 38-vjeçari u përkul dhe e ngriti mesfushorin në ajër si fëmijë. Më pas ai u përpoq të arrinte në vijën anësore sa më shpejt të ishte e mundur, me Sousan në krahë. Shokët e skuadrës së Quaresma kanë qeshur, ndërsa lojtarët e Belenenses e kanë rrethuar, duke menduar se veprimet e tij ishin jashtëzakonisht mosrespektuese. Më i tërbuari ishte Sousa i cili arriti t'i shpëtonte 38-vjeçarit dhe u ngrit përsëri në këmbë. Mesfushori u përpoq të sulmonte Quaresman, por arbitri ndërhyri dhe ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin. Kampioni i Evropës në 2016 pohoi se gjithçka që donte të bënte ishte të rifillonte ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI