Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Dortmund, tris paralajmërues për Bayern: hapet gara për titull në Bundesligë

Lapsi.al 13 February 2022
Video/ Dortmund, tris paralajmërues për Bayern: hapet gara për

Dortmund rihap Bundesligën. Në javën e 22 të kampionatit gjerman, verdhezinjtë fitojnë me një rezultat bindës 3-0 ndaj Union Berlin dhe afrohen gjashtë pikë larg kryesuesve të Bayern Munih, të mposhtur dje nga Bochum. Fitore emocionuese për Borussian, e cila pavarësisht mungesës së Haaland e bëri diferencën që në pjesën e parë me dygolëshin e Marco Reus (në të 18' dhe 25') dhe e vulos suksesin me golin e Guerreiros në minutën e 71'.

Borussia Dortmund kthehet të fitojë me një rezultat bindës 3-0 ndaj Union Berlin duke mbajtur hapur Bundesligën. Verdhezinjtë, pa Haaland, përfituan në mënyrën më të mirë nga humbja e djeshme e Bayern Munih ndaj Bochum dhe afrohen në gjashtë pikë pas kryesuesve, duke tentuar të rikthehen në lojë. Suksesi u ndërtua që në pjesën e parë me dygolëshin e Reus, që zhbllokoi ndeshjen në të 18-ën duke devijuar me të majtën pasimin e shkurtër të Dahoud. Sulmuesi u përsërit në të 25-ën, duke qenë i vëmendshëm pas ndërhyrjes së Baumgartl ndaj Malen, për të kaluar më pas Luthen për golin e dytë. Vendasit e ndjenë goditjen dhe Kobel grushtoi të vetmen mundësi të krijuar me Oczipka.

Në pjesën e dytë miqtë kontrolluan lojën dhe gjetën trisin përfundimtar në minutën e 71 me Guerreiro, i cili iu rikthye golit pas katër muajsh agjërim. Borussia Dortmund, me këtë fitore, është ende në garë për të kërkuar rikthimin në vendin e parë. Nga ana tjetër, Union Berlin i bashkohet trenit për vendin e katërt, i cili vlen si i fundit në dispozicion për Champions League.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI