Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Mihajlovic mbetet pa fjalë: "Kurrë nuk kam parë një penallti si kjo në 40 vjet"

Lapsi.al 13 February 2022
Mihajlovic mbetet pa fjalë: "Kurrë nuk kam parë një

Sinisa Mihajlovic nuk e ka fshehur zemërimin për humbjen me Lazion dhe për mënyrën si erdhi ajo. Në komentin e teknikut serb, në lidhje me 3-0 e rëndë të pësuar nga Bolonja e tij, sulmi është drejtuar mbi arbitrin dhe atë penallti absurde që, për Mihan, vendosi ndeshjen: “Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, vuajtëm pak, por pësuam gol me një penallti që nuk e kam parë kurrë në 40 vjet karrierë – ka thënë ai për Dazn. - Nuk ishim shumë të rrezikshëm përpara, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por pësuam dy gola me kundërsulm. Gjithçka fillon nga unë, jam unë ai që duhet t'u jap guxim lojtarëve me zgjedhjet e mia", tha tekniku i Bolonjës.

Në fakt, për Mihajlovic, situata nuk është ajo më e mirë, sidomos pas një janari ku rezultatet nuk e ndihmojnë: "Mund të kemi frikë nga humbja, por duhet të kemi edhe guxim për të fituar. Të hënën kemi Spezian dhe jemi të detyruar të fitojmë, duhet të kemi më pak frikë që të gabojmë dhe të luajmë pa ankth, duke sakrifikuar më shumë veten në fazën mbrojtëse".

Në fund, Miha ka bërë një koment edhe në lidhje me rikthimin e tij në Olimpico, ku ka kaluar periudhën më të mirë të karrierrës së tij si futbollit: "Është gjithmonë kënaqësi, e konsideroj si shtëpinë time. Tifozët e Lacios më kanë pritur mirë gjithmonë, më vjen keq që nuk fitova, por këtë herë shkoi kështu".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI