Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Insigne iluzionoi Napolin, Zielinski i pafat: Dzeko mban në krye Interin

Lapsi.al 12 February 2022
Video/ Insigne iluzionoi Napolin, Zielinski i pafat: Dzeko mban në krye

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e madhe për titullin mes Napolit dhe Interit, rezultat që i lejon zikaltrit të qëndrojnë në krye të renditjes, por e vendos Milanin, të impenjuar nesër ndaj Sampdorias, në një pozicion për të marrë vendin e parë vetmitar në rast fitoreje. Të kaltrit dominuan pjesën e parë dhe zhbllokuan ndeshjen në minutën e 7 falë një penalltie të Insignes, ndërsa më pas goditën edhe shtyllën nga jashtë zonës me Zielinskin (12'). Në fillim të pjesës së dytë, erdhi barazimi i Dzekos nga disa hapa (47'), ndërsa Handanovic shpëtoi rezultatin ndaj Osimhen dhe Elmas.

Në fund... fitoi Milani. Sepse Napoli dhe Inter ndajnë golat, pikët dhe kohë e lojës dhe 1-1 në Maradona i nënshkruar nga Insigne dhe Dzeko i jep skuadrës së Piolit - i cili në minutën e 70' të derbit ishte virtualisht -10 nga kushërinjtë e tyre - mundësinë për të marrë epërsinë (por me një ndeshje më shumë) nëse mundin Sampdorian nesër. Inter rrezikoi humbjen e dytë radhazi në pjesën e parë, në të cilën penalltia e Insignes motivoi të kaltrit e Spalletit. Në fillim të pjesës së dytë për shkak të një veprimi të Dzekos, zikaltrit përmbysën inercinë, duke dominuar fushën, edhe pse rrezikuan shumë në sulmet e Napolit të shpëtuar nga Handanovic në dy momente. Gjithësesi, të besuarit e Inzaghit i ndoqën tre pikët deri në fund, edhe me rrezikun për ta humbur në kundërsulm. Sigurisht që do të nevojitet një tjetër paraqitje kundër Liverpoolit të mërkurën.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI