Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Broja bën 'leckë' Maguire: Southampton ndalon edhe Manchester United

Lapsi.al 12 February 2022
Video/ Broja bën 'leckë' Maguire: Southampton ndalon edhe

Nuk ka vend të katërt vetmitar për Manchester United, që në Old Trafford nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Southampton, i aftë që pas City dhe suksesit ndaj Conte në shtëpinë e Tottenham të ndalojë një tjetër ekip të madh. Armando Broja, 90 minuta në fushë, nuk shënoi, por ishte terrori i Maguire që i përdori të gjitha mënyrat për të ndaluar sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Mundësia e parë e madhe për Djajtë e Kuq erdhi në minutën e 7, kur Ronaldo kaloi edhe Forster por goditi dobët, duke favorizuar rikuperimin e Perraud. U luajt me ritme të larta: Shaë shpëtoi ndaj Ëard-Proëse, ndërsa nga kundërsulmi i mëpasshëm Sancho humbi mundësinë për të realizuar duke u ndalur nga Forster. Ish-sulmuesi i Dortmund, megjithatë, gjeti golin e 1-0 në minutën e 21 me një prekje nën portë, në qendër të zonës, pas pasimit të Rashford nga e djathta. Saints u përpoqën të reagojnë me Armstrong dhe Perraud, por de Gea nuk befasohet duke bllokuar kundërshtarin. Në kohën shtesë, Pogba pa t'i anulohet një gol, për pozicion jashtë loje të Ronaldos, autori i asistit për francezin.

Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë erdhi dushi i ftohtë për Ragnick: Adams mori topin në të majtë dhe me një goditje precize në këndin e portës mposhti De Gean, edhe falë ndihmës së shtyllës. Skuadra e Rangnick tentoi të reagojë me Cristiano Ronaldon, i cili angazhoi Forster përpara se t'i anulohet edhe një gol tjetër për pozicion jashtë loje. Në minutën e 53 Maguire nuk mundi ta ndalte Brojën, edhe me tërheqjen nga fanella, por De Gea i mohoi golin shkodranit. Broja driblon Maguire në cdo situatë, ashtu si në të 67 kur nuk gjeti Adamas në qendër, apo në të 87 kur qendërmbrojtësi i Anglisë e ndali me faull, që vetëm për arbitrin nuk ishte.

Përfundon 1-1, United arrin përkohësisht Ëest Hamin në 40 pikë, por nuk arrin të zërë vendin e katërt i vetëm, ndërsa Southampton i Hasenhuttl ngrihet në 29 pikë dhe rrëmben rezultatin e tretë radhazi, të marrë edhe kundër një skuadre të madhe të Premier.

GOLAT E NDESHJES

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI