Flash

E mbajti në pankinë dhe tani Ragnick e "ofendoi": "Ronaldo duhet të shënojë më shumë"

Lapsi.al 12 February 2022
E mbajti në pankinë dhe tani Ragnick e "ofendoi":

Ai është golashënuesi më i mirë i Manchester United me 14 gola, ka shënuar vetëm me klube shifrën e 688 golave të cilave i duhen shtuar 115 me Portugalinë dhe ndoshta kurrë më parë nuk është ankuar askush për aftësitë e tij para portës. Deri sot, kur menaxheri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick e injoroi publikisht. "Ronaldo duhet të shënojë më shumë gola, sigurisht, sepse ne po krijojmë raste, por ai nuk ka shënuar mjaftueshëm - ishin fjalët e gjermanit në prag të ndeshjes me Southampton -. Por nuk është problemi vetëm i Cristianos. Kjo ndodh edhe me lojtarët e tjerë. Nuk po shënojmë mjaftueshëm. Nëse shikon të gjitha mundësitë që kemi krijuar, ne duhet të përmirësohemi në javët në vijim”.

Ndërsa në anën tjetër City vazhdon të fluturojë, një tjetër mosmarrëveshje midis Rangnick dhe Ronaldos është vënë në skenë te United. Nuk është një befasi që të dy mezi e durojnë njëri-tjetrin, aq sa fenomeni portugez ka shprehur idenë e largimit nga Manchester në fund të sezonit, nëse gjermani do të konfirmohej në pankinë. E tani, fjalët e trajnerit nuk do t'i kenë pëlqyer CR7, edhe pse objektivisht portugezi nuk po kalon një moment pozitiv, duke qenë se janë 5 ndeshje radhazi që nuk gjen rrugën drejt golit, ngjarje që nuk kishte ndodhur që nga viti 2013. Problemi i golit është real, aq sa skuadra gjendet në vendin e gjashtë në shoqërinë e Arsenal dhe gjithashtu duhet të ruhet nga rikuperimi i Tottenham. Zona e Champions është brenda mundësive, por pa golat e CR7 duket shumë e vështirë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI