Flash

"Nëse s'do kishim interes, do ishim eleminuar që sot": Josa përgjigjet për pretendimet e Laçit në Kupë

Lapsi.al 10 February 2022
"Nëse s'do kishim interes, do ishim eleminuar që sot":

“Çdo skuadër mundohet të ruajë ekuilibrat. Ne kishim qarkullimin e topit. Në këto raste kundërshtari të sulmon nga pozicione standarte siç mund të pësonim si në rastin e Krasniqit. Ishte kualifikim i merituar i yni duke parë sesi shkuan dy ndeshjet”. Mirel Josa bën një analizë të shpejtë, për kualifikimin e vështirë të Lacit të tij, që kërkoi 120 minuta dhe penalltitë për të kaluar Egnatian. Tekniku bën të kujdesshmin, duke i dhënë kreditet të tijve për kualifikimin e merituar, por rrogozhinasit ja bënë jetën të vështirë, edhe pse bardhezinjtë luanin në shtëpi kundër një skuadre në zonën e rënies nga kategoria.

Ndoshta në këtë pikë, ka ardhur edhe dyshimi për një neglizhencë të bardhezinjve: “Nëse nuk do të kishim interes atëherë do të ishim eliminuar që sot - tha Josa pas ndeshjes -. Ne jemi për të dy kompeticionet dhe objektivi ynë kryesorë është dajla në europë. Tani do mendojmë për ndeshjen me Dinamon. Do kemi mendjen tek rikuperimi i skuadrës. Për të fituar trofeun, janë 4 skuadra me pretendime. Përplasen dy vezë dhe njëra thyhet, duhet të jemi të kujdesshëm”. E këtë duhet ta bëjë me një ngarkesë lodhjeje më të madhe se kundërshtari: "Nuk doja të shkonte kështu loja, por ne do t’i bëjmë yzmetin që të jemi në gjendjen optimale në ndeshjen tjetër”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI