Flash

Video/ Vllaznia në katër më të mirat e Kupës: diferencën me Flamurtarin e Kategorisë së Dytë e bën një boshnjak

Lapsi.al 10 February 2022
Video/ Vllaznia në katër më të mirat e Kupës:

Sipas parashikimeve, por me shumë lodhje, Vllaznia shkon në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në ndeshjen e kthimit 1-0 Flamurtarin. Të fortë në rezultatin 1-2 të ndeshjes së parë shkodranët e Brdaric nuk e kishin menduar asnjëherë se do të vuanin për të siguruar kalimin përballë skuadrës së vetme që vinte nga Kategoria e Dytë.

Edhe pse në transfertë, vlonjatët ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, mënyrë loje që ia diktonte edhe rezultati i ndeshjes së parë, të cilën duhet ta përmbysnin. Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte rreziku konstant dhe goditi shtyllën, përpara se të falte shkondranët edhe në një tjetër rast, duke frikësuar Brdaric për fatet e lojës.

Pikërisht kjo bëri që, në pjesën e dytë, Vllaznia të ngrinte nivelin e lojës dhe ta zgjidhte në minutën e 70 me anë të Mustedanagiç. Goli i gjashtë për boshnjakun në Kupën e Shqipërisë, por natytrisht ai më i rëndësishmi, duke qenë se coi kuqeblutë në gjysmëfinale të Kuëps së Shqipërisë, në një ndeshje që nisi të bëhej problematike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI