Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Nuk e donte askush, Martial i habit të gjithë: "Preferova Seviljen para Juventusit e Barcelonës"

Lapsi.al 10 February 2022
Nuk e donte askush, Martial i habit të gjithë: "Preferova

“Juventus u përpoq të nënshkruante me mua, por unë fola me menaxherin tim dhe i thashë se preferoja të shkoja te Sevilla”. Anthony Martial, sulmuesi francez i cili u huazua nga Manchester United te klubi andaluzian në janar, tha në një intervistë me Diario de Sevilla për interesin e bardhezinjve ndaj tij: "Ishte opsioni më i mirë për mua dhe familjen time. Për mua ishte vendimi i duhur sepse e dija që do të luaja dhe gjetja e hapësirës ishte gjëja më e rëndësishme”.

Ndër opsionet e tjera të 26-vjeçarit, i paguar 60 milionë euro në vitin 2015 nga United kur e mori nga Monaco, ishte edhe Barcelona. “Ata folën me menaxherin tim, por unë i kisha shpjeguar tashmë se prioriteti im ishte Sevilla. E kur i them diçka dikujt nuk e ndryshoj: e mbaj fjalën time”, tha Martial, i cili për të shkuar në Spanjë për të luajtur me vazhdimësi ka pranuar t’i ulet edhe paga: “Si unë ashtu edhe klubi kemi bërë përpjekje, e kam ulur rrogën por e di se edhe rroga ime është një sakrificë për klubin”.

"Por unë jam i sigurt se do të japë rezultate pozitive për të dy ne. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të bëj më të mirën për të fituar çdo ndeshje dhe për të fituar Europa League," shtoi Martial, i cili ëndërron të rifitojë kombëtaren franceze përmes Seviljes: "Fati im me Francën varet vetëm nga unë: nëse luaj mirë, e di që do të më thërrasë Didier Deschamps".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI