Flash

Telefonata e fundit e Milan me Donnarumman: "E gjetëm zëvendësuesin tënd"

Lapsi.al 9 February 2022
Telefonata e fundit e Milan me Donnarumman: "E gjetëm

Gianluigi Donnarumma është rikthyer të flasë për lamtumirën me Milanin, duke zbuluar një prapaskenë: “Të gjithë më fajësojnë pa ditur se çfarë ndodhi nga ana tjetër. Si përmbledhje: telefonata e fundit nga klubi ishte për të më thënë se kishin marrë një tjetër portier. Kështu që raporti u mbyll në këtë mënyrë". Pasi u përpoq për muaj të tërë për një marrëveshje për rinovimin e kontratës, Milani në fund të pranverës 2021 zgjodhi të mos vazhdonte më presionin duke rrezikuar të humbiste kohë, për t'u fokusuar te Maignan. Duke folur për zëvendësuesin e tij, portieri i PSG tha: “Më bëri përshtypje të mirë, e përgëzoj: Jam i lumtur për të dhe për ekipin”.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Donnarumma konfirmoi besimin e tij të paprekur për ngjyrat kuqezi: “Falënderoj klubin për atë që ka bërë për mua, i ndjek ndeshjet si tifoz dhe u gëzova për derbin e fituar”. Sa i përket Paris Saint-Germain, "besoj se ka qenë gjithmonë në destinin tim, ata më ndiqnin prej vitesh, jam i lumtur dhe krenar që jam këtu. Asnjë problem me Navasin, kam marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe e dija që do të kishte konkurrencë kur të vija këtu: nuk ka problem”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI