Me kampionatin tashmë të futur në fazën e tretë, edhe radha e Kupës së Shqipërisë për të përcaktuar katër skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut. Rezultatet e ndeshjeve të para kanë lënë gjithcka të hapur për në ndeshjet e kthimit, pavarësisht ndonjë avantazhi që mund të kenë Vllaznia e Teuta me fitoret e arritura në transfertë. Pikërisht durrësakët zbresin të parët në fushë të mërkurën kundër finalistëve të edicionit të kaluar, të fortë në golin e shënuar ndaj Skënderbeut. Skuadra e Arapit e ka të qartë se kjo është mënyra e vetme për të prekur Europën, ashtu si edhe për korcarët, port ë besuarit e Memellit duhet të shënojnë dy herë pa pësuar për tu kualifikuar.
Vllaznia nuk mund relaksohet shumë pavarësisht se luan kundër skuadrës së vetme nga Kategoria e Dytë dhe fitores 2-1 në Vlorë. Në Loro Borici megjithatë shkodranët janë favoritët për të shkuar në katër më të mirët e turneut. Më impenjative sfida e Lacit, pavarësisht se skuadra e Josës është ajo më e kuotuara për të shkuar në gjysëmfinale. 1-1 në Rrogozhinë me Egnatian i jep shanse të mëdha edhe skuadrës së Ramadanit, por diferencat mes të dyve janë shumë më të mëdha se sa tregon rezultati i ndeshjes së parë cerekfinale.
E mbyll skenën ndeshja më e shumëpritur e kësaj faze, derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Dinamos. Të kuqtë edhe pse dominuan dolën me një 1-1 të paparashikueshëm, sidomos nëse mendon ndryshimin në pankinë për blutë pikërisht përpara kësaj sfide. Për të dy skuadrat është objektivi kryesor, në kohën kur përplasen 28 trofe të Kupës: Partizani 15 e nëndetësja 13. Në fakt në lojë, për cerekfinalet, janë 46 trofe në total, sepse 7 herë fitues është edhe Vllaznia, 4 Teuta e Flamurtari, 2 herë Laci e 1 herë Skenderbeu, me të vetmen jo fituese Egnatian…
KUPA E SHQIPËRISË, ÇEREKFINALET E KTHIMIT
09/02/2022
16:45 Teuta-Skënderbeu (1-0)
10/02/2022
13:45 Laçi-Egnatia (1-1)
13:45 Vllaznia-Flamurtari (2-1)
18:00 Partizani-Dinamo (1-1)