Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Jo UEFA e FIFA, por as Jezusi e Muhamedi" thoshte Veliaj, tani Ceferin përcakton vëzhguesit për situatën zgjedhore

Lapsi.al 8 February 2022
"Jo UEFA e FIFA, por as Jezusi e Muhamedi" thoshte Veliaj, tani

Ashtu siç edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë pesë ditë më parë, UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit pas problematikave të shfaqura nga ndërhyrjet politike të javëve të fundit, veçanërisht në asambletë e disa shoqatave rajonale.

"Jo UEFA e FIFA, por edhe Jezusi e Muhamedi të vijnë nuk do ta ndalin luftën time" dëgjohej kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të thoshte në audion e publikuar pak kohë më parë nga FSHF. E tani duket se ai duhet të përballet me përfaqësuesit e dërguar nga Ceferin, për tu siguruar se politika do ti mbajë duart larg futbollit në Shqipëri. Tashmë, janë përzgjedhur edhe tre emrat e zyrtarëve që do të përbëjnë misionin vëzhgues të qeverisë së futbollit evropian.

Përmes një shkrese zyrtare, UEFA ka njoftuar Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për axhendën e vizitës së delegacionit që do të vlerësojë ecurinë e procesit zgjedhor e që do të mbërrijë në vendin tonë më 14 shkurt: “Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:

– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)

– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”, – shkruhet në letrën drejtuar Presidenti Duka.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI