Flash

Rrëfimi i njeriut që u kthye nga vdekja: "Dy ditë pas infarktit e kuptova se do luaja përsëri"

Lapsi.al 8 February 2022
Rrëfimi i njeriut që u kthye nga vdekja: "Dy ditë pas

Christian Eriksen është gati të rikthehet aty ku e kishte lënë pas ngjarjeve të Euro 2020, kur infarkti i pësuar shkaktoi frikë fillimisht për jetën e tij, pastaj për karrierën e tij futbollistike. Nuk ka më Inter, duke qenë se në Itali nuk mund të luash me defibrilator nënlëkuror, kështu që danezi e rinis nga Brentford, të cilit i ka besuar rrëfimin e këtyre muajve të fundit, pak të thuash intensive. “Vetëm dy ditë pasi pësova infarktin në Kampionatin Evropian, kuptova se do të kthehesha të luaja”, tregoi Eriksen.

"Në ditët pas infarktit kuptova se çfarë më kishte ndodhur. Më pas filluan të gjitha analizat, nisa t'u bëja një mijë pyetje mjekëve dhe prej andej dalëngadalë erdhi besimi se mund t'i kthehesha futbollit. Zemra reagoi mirë, më duhej të isha i duruar, por i besova trajnerit dhe mjekut tim dhe ndoqa planin që ata bënë dhe kjo më bëri të qetë në lidhje me këtë situatë: kthimin në normalitet."

Ish-mesfushori i Interit u stërvit me ekipet e të rinjve të Odense dhe Ajax përpara se të vinte oferta nga Premier League. "Ishte koha më e gjatë që nuk kam luajtur futboll," tha ai. "Kam qenë me fat që nuk kam pësuar dëmtime. Të qendrosh pa futboll për gjashtë apo shtatë muaj është shumë. Ishte shumë e vështirë. Pastaj, më në fund preka një top në fushë, ndjeva erën e barit, vesha këpucët e futbollit dhe gjithcka është kthyer në normalitet. Fizikisht jam në gjendje të shkëlqyer, vetëm në prekjen e topit duhet të kthehem i shpejtë si më parë. Do të shohim si do të reagojë trupi im, ndërkohë ndihem shumë mirë. Në muajt në vijim do të tregoj se jam ende futbollist."

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI