Flash

Atalanta mbetet pa lojtarin kryesor: Zapata rrezikon të qendrojë katër muaj larg fushave

Lapsi.al 7 February 2022
Atalanta mbetet pa lojtarin kryesor: Zapata rrezikon të qendrojë

Atalanta është në ankth për gjendjen e Duvan Zapatas. Problemi fizik i pësuar ndaj Cagliarit në fakt mund të jetë më serioz se sa pritej dhe sulmuesi zikaltër rrezikon të jetë larg fushës për një periudhë të gjatë. Për të patur siguri për diagnozën, pritet rezultati i rezonancës së re magnetike, por frika është e një shkëputje të tendinës së aduktorit. Dëmtim që nëse konfirmohet do ta detyrojë kolumbianin t'i nënshtrohet një operacioni dhe të qëndrojë i palëvizshëm për rreth katër muaj.

Një problem shumë i rëndë për Gasperinin, të cilit mund t'i duhet të heqë dorë nga Zapata deri në fund të sezonit dhe të detyrohet të shtrydhë sulmuesit e tjerë për të përballuar ndeshjet e shumta. Për shkak të një dëmtimi të ngjashëm, në 2019 Bryan Cristante dhe Giacomo Bonaventura në 2017 u detyruan të qëndronin jashtë fushave për tre deri në katër muaj dhe për Duvan, nëse situata do të ishte e njëjtë, tashmë flitet për periudha rikuperimi shumë të ngjashme.

Një ndalesë shumë e gjatë që sigurisht do të lërë një boshllëk të rëndësishëm në skuadrën bergamaske në luftën e ashpër për një vend në Champions League dhe që mund ta detyrojë Dean të kthehet në merkato për të gjetur një lloj “zëvendësimi” mes lojtarëve pa kontratë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI