Flash

Italia kërkon organizimin e Europianit: FIGC njofton UEFA-n për kandidaturën për të pritur turneun

Lapsi.al 7 February 2022
Italia kërkon organizimin e Europianit: FIGC njofton UEFA-n për

Italia po përgatitet të kandidojë për organizimin e Europianit të futbollit 2032. Federata italiane e futbollit (FIGC) në fakt ka njoftuar se i ka komunikuar zyrtarisht UEFA-s, shumë përpara afatit përfundimtar të 23 marsit, vullnetin për të konkurruar për caktimin e turnet, një event i organizuar përtej Adriatikut edhe në vitet 1968 dhe 1980. Një objektiv ambicioz që parashikon respektimin e procedurave dhe kohërave të sakta dhe një modernizim masiv të ambienteve sportive. Afati kohor i UEFA-s parashikon prezantimin e projektit të kandidaturës deri më 12 prill 2023, me vendimin përfundimtar të Komitetit Ekzekutiv në shtator 2023.

Presidenti Gravina kishte njoftuar interesin e Italisë për organizimin e turneut për një edicion mes 2028 dhe 2032; pasi të jetë zyrtarizuar caktimi i njëkohshëm i dy kompeticioneve nga UEFA, Federata e Futbollit ka shprehur preferencën e saj që të mirëpresë të dytin nga dy edicionet, për të kërkuar dhe programuar modernizimin e ambienteve në një dritare më të gjerë kohore nëpërmjet ndërtimit të stadiumeve të reja dhe rinovimit të atyre ekzistuese. “Organizimi i shkëlqyer i ndeshjeve të Euro 2020 të organizuara në Romë dhe vendosmëria për të rikthyer një turne të madh ndërkombëtar në Itali”, nënvizon FIGC, e kanë shtyrë Gravinën të “formalizojë menjëherë” pozicionin e Federatës së Futbollit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI